Fondacioni Albiz filloi realizimin e kursit për rrobaqepësi

26 pjesëmarrëse (vajza dhe gra) sot filluan kursin për rrobaqepësi falas, të organizuar nga Fondacioni Albiz në bashkëpunim me Shkollën moderne për prerje dhe qepje” Spens Moderna”, me lokacion në SH.F. “Dituria” –  Saraj.

Programi për prerje dhe qepje përfshinë 80 orë mësimore, me metodologji për punë, prej të cilave 25 orë teorike dhe 55 orë praktike, 2 herë në javë, nga 3 orë mësimore prej 60 minutave. Pjesëmarrëset janë të ndara në dy grupe dhe do të kenë mundësinë gjatë këtij kursi të mësojnë nga instruktorja profesionale Hanka Memeti.

Pas mbarimit të kursit pjesëmarrëset do të marrin Diploma (Certifikata) e cila më pas mund t’ju ndihmoj të kyçen në ndonjë kompani tekstili, të hapin ndonjë dyqan rrobaqepësie ose të punojnë vet në kushte shtëpiake.

Këto kurse organizohen me qëllim që vajzave dhe grave tu ndihmohet në edukimin e tyre për të siguruar kushte për vetëpunësim. Kursi planifikohet të zgjas deri me 15 shtator 2017.